Blutë e Tiranës ditën e sotme ka njoftuar përpërfundimin me sukses të operacionit të koduar “Laboratori” ku u bë i mundur shkatërrimi i një grupi kriminal prej 5 anëtarësh.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, 200 gramë Kokaine, lekë e sende që shërbenin për përzierijen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë thueht se janë arrestuar kokat e këtij grupi me pseudonimet “Pipo” dhe “Loli i Verës” kriminal, persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin organizonin tregtimin e lëndës narkotike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara nga burime të ndryshme për veprimtari kriminale në fushën e tregtimit të narkotikëve dhe pas një hetimi me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, finalizuan me sukses operacionin e koduar “LABORATORI”, në ngarkim të një grupi kriminal në drejtim të tregtimit të lëndëve narkotike ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. N., 30 vjeç, i dënuar më parë, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, dhe P. P., 27 vjeç, banues në Tiranë

Si dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzim Krimi”, shtetasit: B. N, 36 vjeçe, B.S., 43 vjeç dhe G.G., 47 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikesh”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kishte marrë informacione në rrugë operative nga burime të ndryshme, për shtetasin F. N., i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohej se tregtonin lëndë narkotike të llojit “Heroinë dhe Kokainë” për llogari e këtij të fundit në zonën e Tiranës.

LEXO EDHE:  Viti i ri shkollor, policia: Nesër lini makinat në shtëpi

Pas një punë të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal në fushën e narkotikeve në drejtim të dograve të forta, Heroine dhe Kokaine, që ushtrohej nga shtetasit F. N. me pseudonimin “LOLI VERES” dhe P. P. me pseudonimin “PIPO”, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin shisnin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar Heroinë dhe Kokainë.

Këta shtetas shitjen e lëndës narkotike Heroinë dhe Kokainë e bënin në disa zona të Tiranës.

Për këtë aktivitet kriminal personat kishin përshtatur një apartament për përpunimin, përzerien, ambalazhim, e lëndës narkotike Heroine dhe Kokaine dhe më pas ua shisnin klientëve në doza të vogla.

Në momentin e ndërhyrjes shtetaseve F.N dhe P.P gjatë kontrollit fizik policia u ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në formë dozash, ku më pas kontrolli ka vijuar në banesa ku gjithsej janë gjetur e sekuestruar rreth 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuara nga neni 283/2 në ngarkim të shtetasve F.N., P.P., si dhe për “Moskallëzim Krimi” parashikuar nga neni 300 I K. Penal ne ngarkim te shtetasve B.S, B.N dhe G.G..” thuhet në njoftimin e plotë të policisë.