Etilda Gjonaj, ministrja e Drejtësisë, njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare e Antikorrupsionit tha gjatë deklaratës për mediat se Task Forca Antikorrupsion ka marrë 13 masa disiplinore në Doganën e Tiranës.

Ministrja njoftoi se ndaj kreut të Degës Doganore të Tiranës është marrë masa e  pezullimit nga e drejta e rritjes në detyrë dhe gjithashtu lajmëroi se e njëjta masë, është dhënë edhe për Përgjegjësin e Zyrës së Kontrollit Fizik.

Ndërkohë për 8 punonjës të tjerë, ministrja bëri me dije se u vendos mbajtja e 1/3-ës së pagës për 6 muaj.

 “Strukturat përgjegjëse te degës doganore Tiranë, nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në ligjin për evidentimin ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor, për vjeljen e detyrimeve doganore të akcizën dhe rikuperimin me forcë të borxhir doganor për periudhën Janar –Dhjetor 2018. Gjithashtu u konstatuan praktika zddoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik të formulaurt të rivlerësimit doganor, certifikatat e vlerësimit të llojit të mallit dhe klasifikimit tarifor, flet-analizat në mos respektim të parashikimeve ligjore. Gjatë kontrollit janë evidentuar akte kontrolli jo të plota. Duke mos pasqyruar rezultatet e plota të kontrollit fizik sipas kërkesave që përcaktohen aktet nënligjore”, deklaroi ministrja Etilda Gjonaj.

 Masat disiplinore:

  1. Masë disiplinore pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshire dhe rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në 2 vjet, për kryetarin e degës doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve.
  2. Të njëjtën masë edhe për Përgjegjësin e Zyrës së Kontrollit Fizik.
  3. Masë disiplinore me mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në 6 muaj, për 5 doganierë të kësaj degë dhe 2 specialistë të zyrës së rikuperimit më forcë të borxhit doganorë, si dhe për specialistin pranë zyrës juridike.
  4. Vërejte me shkrim për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganiere.
  5. Gjithashtu janë rekomanduar edhe 17 masa administrative me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni dhe vendosjen e ligjit në veprimtarinë e Doganave.