Pas protestës së djeshme të organizuar nga opozita, ku morën pjesë mijëra protestues, djali ish-kryeministrit Sali Berisha është parë në aeroportin e Rinasit me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Mësohet se djali ish-kryeministrit Rama dhe Basha do të udhëtojnë në Vjenë ku i pret kreu i PR, Fatmir Mediu. Ata do të marrin pjesë në nje takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare te OSCE dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Pritet që Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu përmes këtij takimi të tentojnë që të zbusin qëndrimin e zyrës në Tiranë duke kërkuar bisedime me zyrat qendrore të OSBE.

Përpos kësaj e paqartë mbetet arsyeja e shoqërimit të Bashës edhe nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por në fakt ndërsa kreu i PD, njoftoi kthimin nga Vjena, djali i ish kryeministrit ka shuar zërat, ndërsa ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket krah të birit, duke zbuluar kështu edhe qëllimin e udhëtimit të tij drejt Vjenës.

“ Për gjithë “dashamiresit” foto nga “takimi me OSBE në Vjenë”- shkruan me ironi Shkëlzen Berisha bashkëngjitur fotos me të birin.