Disa gurë janë shkëputur nga mali dhe kanë rënë mbi një autobus me punëtorë të një fabrike në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Knallës dhe sipas burimeve policore 2 gra kanë mbetur të plagosura.

Sipas dyshimeve paraprake, gurët kanë rrëshqitur si pasojë e shirave gjatë natës.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e dy grave, ndërkohë që forca policore kanë nisur hetimet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook