Një grup kriminal i kokainës në Shkodër, është goditur gjatë një operacioni policor, mbrëmjen e djeshme.

Policia e Shkodrës ka arrestuar disa persona, të cilët ishin pjesëtarë të rrjetit të shpërndarjes së kokainës.

Nga operacioni i zhvilluar në mesnatë, janë sekuestruar rreth 2 kg kokainë.

Pritet dalja në konferencë shtypi e kreut të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, i cili do të sjellë detaje të tjera nga operacioni.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook