Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur sot në fshatin Melgushë të Shkodrës. Mësohet se 60-vjeçari Zef Paloka ishte duke lëvizur me motoçikletë kur u përplas me një kamion.

Si pasojë e aksidentit Paloka ka marrë plagë të rënda. Ai është dërguar me urgjencë në spital.

Policia e Shkodrës ka nisur sakaq hetimet për ngjarjen.