Një shkollë fillore në Devon të Anglisë jugperëndimore ka hequr detyrat e shtëpisë nga detyrimet e nxënësve.

Vendimin, shkolla e ka justifikuar me faktin se detyrat e shtëpisë u shkaktojnë nxënësve stres.Në vend të tyre, mësuesit po i inkurajojnë fëmijët që të lexojnë rreth 20 minuta në darkë.

David Perkins, drejtues i Akademisë Fillore të Littletown tha se vendimi është marrë në bazë te kërkimeve arsimore,konsultimeve me prindërit, fëmijët dhe stafin.

Të gjithë nxënësit do të provojnë ndryshimin e pazakontë duke filluar që tani e deri në fund të vitit. Nga rregulli përjashtohen nxënësit e klasës së gjashtë.

Perkins shpjegoi se detyrat e shtëpisë nuk kishin shumë ndikim në nxënien e fëmijëve dhe se mund të shkaktojnë stres për ta dhe familjarët e tyre.

Ai shtoi se leximi për 20 minuta mund të jetë më efektiv në rezultatet pozitive në shkollë.