Një familje në fshatin Liçaj të Njësisë Administrative, Shalës në Cërrik është kërcënuar në banesën e tyre.

48-vjeçari me iniciale B.L., 48-vjeç është shokuar kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njëri, kur ka gjetur mbi pjesën e oxhakut një gramatë dore të montuar me ndezës, si dhe një letër kërcënuese pranë saj.

Menjëherë pas kësaj 48-vjeçari ka njoftuar policinë, e cila sekuestroi granatën dhe letrën kërcënuese nën cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë
Më datë 07.12.2017 shtetasi B.L.,48 vjeç banues në fshatin Liçaj të Njësisë Administrative Shalës Cërrik ka njoftuar Komisariatin e Policisë Cërrik se kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri, mbi pjesën e oxhakut ka gjetur një granatë dore difensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese. Ky shtetas së bashku me familjen e vet banon në Elbasan.

Nga ana jonë janë kryer veprimet e para proceduriale dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestruar letra dhe granata.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ "Tokat në bregdetin e Spillesë u grabitën nga fisi i Elvis Rroshit dhe..." (Emrat)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook