Reperi i njohur shqiptar në Gjermani, Azet është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një sherr masiv në Prishtinë.

Azet ka korrur mjaft sukses me këngën e tij më të re të titulluar “KMN MEMBER”, e cila u prit mirë nga fansat.

“Prive” bën me dije se sherri, ku ka qenë pjesë edhe reperi shqiptar, ka ndodhur në parkingun e një hoteli ku ai së bashku me shoqërinë e tij dhe disa shqiptarë me banim në Zvicër, janë përleshur me njëri-tjetrin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia të cilët kanë kontrolluar veturat luksoze të dy grupeve dhe dhomat e tyre të gjumit.

Në cilësi të provave materiale policia ka sekuestruar disa shkopinj bejsbolli, por asnjë prej djemve nuk është arrestuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook