Janë arrestuar 3 shqiptarët në Serbi, sepse shkruajtën mbi borë simbolet e “UÇK”-së.

Shtetasit Iba Bajrami, 20 vjeç, Shpreson Bajrami 22 vjeç nga Beogradi dhe Daniel Kryeziun, 25 vjeç nga Prizreni, të cilët u arrestuan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 7 janarit në Beograd dhe shqiptarët janë dënuar me 55 ditë burgim secili.

Tre shqiptarët kanë shkruar “UÇK” mbi dhjetëra automjete të parkuara dhe të mbuluara nga bora. Qytetarët janë frikësuar dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.