Prej kohësh lumi Shkumbin ka devijuar nga shtrati për shkak të prerjes së pyjeve dhe gërryerjes së shtratit të lumit. Më e prekur është zona e Shushicës në Elbasan ku rrezikohen 300 hektarë tokë bujqësore. 

Banorët kërkojnë ndihmë për ndërhyrje emergjente për ndërtimin e pritave pasi koha e shirave ka afruar dhe i frikësohen një katastrofe të mundshme përsa i përket banesave por dhe tokave bujqësore.

Rruga e fshatit rrezikon po ashtu përmbytjen dhe ka nevojë për një rikonstruksion thelbësor. Fati i tyre është në dorë të Bordit të Kullimit.