Pa publikimit të këngës së saj më të re “Tavolina e mërzisë” këngëtaren e njohur dhe mjaft të dashur për publikun shqiptar do ta shohim në një tjetër rol siç nuk e kemi parë asnjëherë më parë.

Është komentuar gjatë bashkëpunimi mes Elvana Gjatës dhe humoristit Ermal Mamaqi në realizimin e një filmi që publiku mezi po e pret.

Më në fund një dritë jeshile në horizont. Ka qenë vetë Ermali ai i cili përmes një postimi në Instagram ka bërë publik trailerin e filmit të titulluar “2 gisht mjaltë”, që së shpejti pritet të shfaqet në kinematë shqiptare.

Ende nuk dihet data e saktë e publikimit të filmit të plotë, por një gjë është mjaft e sigurtë, padyshim që bashkëpunimi i dyshes simpatike në një fushë ndryshe siç është aktrimi padyshim që do të ketë sikses të garantuar.

 

View this post on Instagram

 

së shpejti në të gjitha Kinematë

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on