?????

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit.

Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se një grua e moshuar është gjetur nga familjarët e mbytur në pus në banesën e saj private.

Njoftimi i Policisë
Më datë 14.04.2018, rreth orës 08:20, në lagjen Nr.18 Durrës është gjetur nga familjarët e mbytur në pus, në banesën e saj private shtetësia S. M. 77 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook