Vdekja e këngëtares së famshme Amy Winehouse bëri mjaft bujë, miliona fansa u trishtuan për humbjen e saj që në moshë 27-vjeçare.

Tepër e talentuar por e pafatë! Këngëtarja i dha fund jetës së saj 6 vite më parë.

Babai i saj, Mitch, rikthen në kujtime ku rrëfen për “The Sun” se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij dhe ai është i qetë duke e ditur që vajza është ende me të.

Ai thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme, teksa fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.

“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, rrëfen Mitch.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook