Gazetarja dhe poetja Genta Kaloçi i ka habitur të gjithë me një postim të sajin në “Facebook”, ku shpreh kënaqësi për vdekjen e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka në moshën 18 vjeçare.

Komenti i saj po bën xhiron e rrjetit duke krijuar irritim tek të gjithë, por edhe mbështetje tek simpatizantë të regjimit komunist.

Znj. Kaloçi e shikon fatkeqësinë e koleges si diçka të merituar, për shkak të bindjeve antikomuniste që znj Açka ka shprehur herë pas here. Sipas saj kjo nuk është fatkeqësi, por drejtësi.

Jo vetëm kaq, por ajo ndjehet mirë që gjithashtu të tjerë figura publike si ajo, të konsideruar si antikomunistë nuk kanë më fëmijë, duke përfshirë: Visar Zhitin, Spartak Ngjelën, Avenir Pekën, Maks Velon etj.

Sipas saj, ky është një ndëshkim nga Zoti për padrejtësinë e qendrimeve të tyre. Fakti që kjo nuk ka ndodhur me shkrimtarët komunistë të Enver Hoxhës, tregon se ata kanë qenë në të drejtën.

“Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore”, shprehet Kaloçi ndër të tjera në postimin e saj.

Komenti ka gjetur përkrahjen e shumë prej mbështetësve të ideologjisë komuniste, të cilët janë shprehur gjithashtu me gjuhë urrejtje ndaj znj. Açka dhe atyre që mbrojnë atë.

Por nga ana tjetër kjo ka indinjuar një mori qytetarësh të cilët i shikojnë këto komente si “monstruoze”.

LEXO EDHE:  Doli me Xhelal Mziun në Kamëz, Berisha "shpërthen" ndaj Ramës: Edvin lëpive atje ku pështyve

Postimi i plotë
Fatkeqësi?? Jo
Drejtësi? Po
Ashpërsi? Mbase për disa
Açka, zhiti, ngjela, peka, velo, etj, etj si këta sperma të prishura përse Natyra i godet me shfarrosje të farës, fëmijëve të parë dhe të vetëm, pikërisht atëherë kur mendojnë se kanë siguruar pasardhësin e tyre dhe gjoja kanë përjetuar prindërimin e budallikut e injorancës së tyre?? 
Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore (përveçse me padrejtësi e krime njerëzore)!?
Asgjë nuk është rastësi. Mendojeni këtë variant kaq të thjeshtë, se kuptimi i së drejtës dhe jetës fshihet në këto raste e detaje kaq të thjeshta.
Gjithçka shpaguhet në jetë, sidomos mosmirnjohja dhe padrejtësia kur i jep gojës para mëndjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook