Një nënë 35-vjeçare ka shokuar me deklaratën e saj e cila u përpoq të shiste virgjërinë e vajzës së saj 13-vjeçare tek një biznesmen për 19 mijë Paund (21 mijë Euro).

Gruaja në foto është Irina Gladkikh 35 vjeç është një agjente e pasurive të patundshme në Rusi. Irina së bashku me vajzën e saj 13-vjeçe kanë udhëtuar drejt Moskës për të shitur virgjërinë e së miturës tek një klient i pasur.

Agjentët e policisë ishin në dijeni të të gjithë ngjarjes, të cilët kishin organizuar këtë kurth duke u shtirur se ishin biznesmeni nga Rusia.

Sipas marrëveshjes së pretenduar që ishte bërë për 19 mijë Paund, ajo u arrestua në flagrancë nga policia në momentin që mori paratë në dorë.

Gjatë marrjes në pyetje, gruaja pranonte se kishte rënë dakord të shiste virgjërinë e vajzës së saj kundrejt një shume të konsiderueshme parash.

“Ne erdhëm në Moskë për t’u njohur me një njeri të pasur, që do të na ofronte para në këmbim të shërbimeve seksuale nga vajza ime”, ka thënë ajo para hetuesve.

Së bashku me gruan 35-vjeçare udhëtonte dhe një mikesha e saj, e cila gjithashtu u arrestua si bashkëpunëtore. Mediat ruse raportojnë se sipas burimeve policore, 35-vjeçarja dhe shoqja e saj, “fitojnë jetesën duke shitur trupat e tyre”. 13-vjeçarja u mor nga policia dhe u dërgua në spital.

LEXO EDHE:  Babai rreh vajzën adoleshente në Maliq, ajo i ngul thikën

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook