Shtohet misteri i trupit të gjendur në ujërat e Lecces, i cili besohet se është i avokatit shqiptar Besnik Muço.

Mediat italiane besojnë se trupi i gjetur është dëmtuar, ndoshta për shkak të përplasjes së vazhdueshme me shkumbinjtë në det.

“Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Lecce, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane.

Pritet testi i ADN-së për të zbardhur ngjarjen. Familjarët e avokatit janë nisur për indentifikimin e trupit.

Besnik Muço u zhduk që më datën 2 nëntor të këtij viti, teksa u nis me tragetin e linjës Durrës-Bari, për të shkuar te familja e tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook