Një grua ka vdekur pas një terapie me thumba bletësh, një formë trajtimi e mbështetur nga aktorja Gwyneth Paltrow.

55-vjeçarja nga Spanja ishte duke pasur akupunturë nga bletët për 2 vjet rresht, deri në momentin kur i bëri reaksion.

Ajo vdiq disa javë më vonë pas përkeqësimeve shëndetësore.

Ekspertët të cilët studiuan gjendjen thanë se akupuntura e bletëve nuk është e sigurtë dhe nuk e rekomandojmë një gjë të tillë.

Mendohet se është vdekja e parë që vjen nga trajtimi i dikujt që ishte rezistent ndaj thumbimeve.

Rasti i 55-vjeçares u raportua në disa qendra investiguese në Madrid.

Ajo u trajtonte 1 herë në muaj për 2 vite rresht në një klinikë private për të forcuar kontraktimet muskulare dhe stresin.

Gjatë një momenti kur ishte duke marrë trajtimin, 55-vjeçarja pati vështirësi frymëmarrjeje pas thumbimit të bletës.

Asaj i’u dhanë ilaçe por që nuk i dhanë efekt duke u dashur të thirrej ambulanca.

Bëhet me dije se gruaja nuk ka pasur ndonjë sëmundje tjetër si astma, sëmundje zemre ose ndonjë reagim të mëparshëm alergjik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook