Shoqata e Infermierëve ka reaguar kundër vendimit të votimit të buxhetit të vitit 2019, me arsyetimin se, ndryshe nga cfarë u ishte premtuar nga qeveria se do të kishte rritje rroge deri në 20%, paga do t’i rritet vetëm 7%.

Duke u nisur dhe nga fakti se Infermierët bëjnë pjesë në grupin e profesionistëve që po largohen masivisht nga vendi, dhe pikërisht nga mosmbajtja e premtimit të dhënë nga qeveria, ka revoltuar së tepërmi këtë kategori profesionistësh.  

Ndërkohë në reagimin e tyre thuhet se:

“E turpshme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti per 2019 se do kishte rritje page ne rreth 20% ndersa pak dite me pare thotë se do rriten pagat vetem me 7% ndersa mesuesit dhe policet me 14%. Jo vetëm që mbeten kategoria me e diskriminuar dhe më e pavleresuar në vend, por deri sa të hyjë në fuqi për zbatim ky ligj do jetë harruar që u premtua rritje page për këtë kategori” , shkruan Shoqata e Infermierëve.