Ballina Kryesore 10-vjetori i Pavarësisë, Rita Ora ndan me ndjekësit momentet më mbresëlënëse: Ishte...

10-vjetori i Pavarësisë, Rita Ora ndan me ndjekësit momentet më mbresëlënëse: Ishte gjithçka e paharrueshme, ju falenderoj…

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ishte e pranishme në vendlindjen e saj, në koncertin e zhvilluar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

Bukuroshja 27-vjeçare elektrizoi dhe bëri krenare gjithë Kosovën me performancën e saj, ku jo vetëm foli, por dhe kërceu shqip “Vallen e Shotës”.

Rita sot ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku shihen momentet më të bukura që ka kaluar në Kosovë.

“Vizita në Kosovë ishte kaq e paharrueshme dhe jam tepër mirënjohëse që u riktheva sërish në shtëpi. Ju falenderoj shumë dhe ju vlerësoj tepër të gjithëve”, shkruan Rita në faqen e saj në “Facebook”, në përshkrimin e videos.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook