Ballina Galeri 6 muajshe shtatzanë, moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë (Foto)

6 muajshe shtatzanë, moderatorja shqiptare i jep fund beqarisë (Foto)

Prezantuesja e “Tring stars”, Katerina Trungu ditën e djeshme i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me DJ-n e RTSH-së Endri Miliku me të cilin kanë 8 vite bashkë.

Katerina është 6-muajshe shtatzënë dhe ka postuar edhe një foto ku tregon barkun e rrumbullakosur e veshur me një fustan elegant nusërie.

“Tring” bën të ditur se prezantuesja është në pritje të një djali.

Në dasmë ishin të ftuar familjarët e Katerinës dhe miqtë e saj më të mirë. Prezantuesja dhe partneri i saj u shpallën burrë e grua nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook