Ballina Kryesore Aktori i Portokallisë imiton Bleonën për ngrirjen e vezëve (VIDEO)

Aktori i Portokallisë imiton Bleonën për ngrirjen e vezëve (VIDEO)

Ditë më parë, këngëtarja Bleona Qereti kishte habitur të gjithë me veprimin ku shpjegonte procesin e ngrirjes së vezëve te femrat.

Ajo ngriu vezët për të qenë në gjendje të bëjë fëmijë kur ta gjejë partnerin ideal.

Veprimi i Bleonës pati shumë kritika ndaj këngëtares në rrjete sociale, por kishte qenë vetë këngëtarja ajo e cila përmes një videoje e kishte sqaruar se çka në të vërtetë ishte ai veprim.

Pasi filloi të harrohet ajo ngjarje, është aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja ai i cili ka realizuar një video me të cilën i bën ‘diss’ Bleonës.

Përmes videos me shumë humor aktori tregon se po bën ruajtjen e spermës në mënyrë që të jetë në gjendje të bëj fëmijë më vonë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook