Ballina Personazhe Albert Krasniqi bashkohet me Noizyn, ja mesazhi thumbues që Stresi i drejton...

Albert Krasniqi bashkohet me Noizyn, ja mesazhi thumbues që Stresi i drejton atyre

Pas bashkimi të papritur të Albert Krasniqit me reperin e famshëm Noizy, vjen reagimi i Stresit.

Megjithëse mes Noizyt dhe Albertit nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë, ku theksojmë incidentin midis tyre, ku ky i fundit para pak muajsh ka plagosur me armë Noizyn, duket se dyshja e ka hedhur pas krahëve. 

Ata janë parë duke darkuar së bashku, duke e kthyer këtë armiqësi në miqësi.

Mesa duket kjo gjë nuk është pritur mirë nga reperi tjetër, Stresi, i cili nuk ka vonuar dhe ka komentuar rreth kësaj ngjarje.

Ai ka postuar një foto me liderin e Babastarss, Getoarin ku krah fotos shkruan:  “Koha për familje. Besa besën e kam dhënë, asnjërin mos me e lënë”.

Ky mesazh thumbues me siguri i drejtohet Albertit. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook