Ballina Showbiz Arrestohet Vali Corleone, dërgohet në psikiatri pasi…

Arrestohet Vali Corleone, dërgohet në psikiatri pasi…

Policia e Kosovës ka arrestuar të vetëshpallurin Princ, Vali Corleone.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani, thotë se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, Vali Corleone është arrestuar në Gjilan.

“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hasani.

Sipas tij ende nuk dihet motivi që çoi atë deri tek problemi me prindërit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Vali fillimisht është dërguar në psikiatri pasi ka qenë shumë agresiv në momentin e arrestimit, e më pas është dërguan në paraburgim.

Mësohet se dy prindërit e Valit, shtetasit me inicialet R.S. dhe H.S., e kanë denoncuar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.

Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia. Sipas informatcioneve nga mediat kosovare, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar dhe ka nisur të bëhet agresiv. Ai ka nisur të kërcënojë edhe policët. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook