Ballina Showbiz Arrin 1 milionë ndjekës në Instagram, Dafina Zeqiri falenderon fansat me foton...

Arrin 1 milionë ndjekës në Instagram, Dafina Zeqiri falenderon fansat me foton e nxehtë

Këngëtarja Dafina Zeqiri ju shtua listës së personazheve publikë shqiptarë që numërojnë 1 milion ndjekës.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një fotoje të nxehtë që publikoi për të falënderuar ndjekësit.

Me një gotë në dorë, e veshur me të brendshme, Dafina pozon mbi një krevat dhe tregon tatuazhet që i kanë ‘pushtuar’ trupin.

Sigurisht pëlqimet dhe komentet në postimin përkatës kanë qenë të shumta. Këngëtarja e njohur ka qenë shumë aktive së fundmi.

Ajo publikoi brenda pak muajsh 3 prodhime të reja muzikore.