Ballina Showbiz Ben Stiller dhe Christine Taylor ndahen pas 17 vitesh martesë

Ben Stiller dhe Christine Taylor ndahen pas 17 vitesh martesë

Dy aktorët e famshëm, Ben Stiller dhe Christine Taylor, janë ndarë pas 17 vitesh martesë. Çifti ka njoftuar ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët për ET të premten.

“Me dashuri dhe respekt të jashtëzakonshmë për njëri-tjetrin, pas 18 viteve që kaluam së bashku si çift ne kemi marrë vendimin për tu ndarë,”-kanë thënë ata. “Prioriteti ynë është të vazhdojmë që të rrisim fëmijët tanë si prindër të devotshëm. Kërkojmë me mirësi që mediat të respektojnë privatësinë tonë.”

Çifti është martuar në vitin 2000 në një ceremoni në Kauai, Hawaii dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Gjatë martesës së tyre dy aktorët kanë ndarë së bashku ekranin në projekte të tilla, si: Zoolander, Dodgeball: A True Underdog Story, Tropic Thunder, Arrested Development deh së fundmi, Zoolander 2.