Ballina OP-ED Bota bashkohet me viktimat në Manchester, Ariana Grande jo…

Bota bashkohet me viktimat në Manchester, Ariana Grande jo…

Një nga moderatorët më të njohur Pier Morgan ka kritikuar këngëtaren Ariana Grande përsa i përket pjesës që ajo nuk ka denjuar të shkojë dhe të qëndrojë afër tyre ne një moment aq të vështirë jo vetëm për ta por dhe për gjithë botën.

“Nëse Mbretëresha mund të vizitojë viktimat në spital, ashtu mund të bëjë edhe ylli i popit. Unë prisja që ajo të qëndronte, të vizitonte dhe të ngushëllonte fansat e saj dhe të afërmit e atyre që ndërruan jetë,”  – shkruajti ai në një postim në Twitter.

Ai u bazua në vizitën që bëri Mbretëresha Elizabeth ditën e djeshme në një nga spitalet e Manchester dhe takoi personalisht shumë fëmijë. Ndërkohë, ajo përgëzoi edhe stafin për punën e tyre.

Edhe pse komentet negative kan vërshuar drejt tij nga disa ndjekës nga disa ndjekës të këngëtares pasi cdo njeri ka mënyrën e tij që të mbështesë të tjerët, moderatori britanik ka këmbëngulur se kjo ishte më e pakta që ajo mund të bënte për fansat e vet qe e adhuruan deri në momentin që vdiqën.