Ballina Personazhe Dalin fotot intime, Ledri dhe Rita Ora më shumë se miq

Dalin fotot intime, Ledri dhe Rita Ora më shumë se miq

Pas përfundimit të koncertit, i papritur ishte dhe reagimi i Rita Orës për të bërë foto me artistin e mirënjohur Ledri Vula.

Mesa duket dyshja e artistëve dhe jo vetëm, duan të shkrepin së bashku sa më shumë foto, që t’iu mbesin kujtim përherë.

Dy artistët të njohur shqiptar, me të vetmin dallim dhe kjo është fama ndërkombëtare e këngëtares me origjinë shqiptare si krenari e Kombit tonë, ndërsa reperi në fjalë tejet i pëlqyer, gëzon famën në trevat shqiptare.

Por dyshja si duket gëzojnë një afrimitet që në kohët e mëhershme, saqë dëshmia më e mirë e kësaj është imazhi, që shfaq artistët tejet të afërt me njëri-tjetrin.

Ndoshta ky lloj relacioni siç shfaqen në këtë imazh, mund të aludohet edhe në tejkalim limitesh si thjeshtë miq e kolegë.

Gjithsesi, puna e Ritës dhe Ledrit e ka vulën e suksesit dhe kjo deri tani as që është vënë në dyshim, përkundrazi e dëshmuan përgjatë këtij rrugëtimi në karrierën e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook