Ballina Showbiz “Dashuria e madhe ndaj djalit, nuk po më le kohë as të...

“Dashuria e madhe ndaj djalit, nuk po më le kohë as të dal me çunat”, ja si shprehet “Majk” kur e pyesin në lidhje me të qënurit baba

Reperi i njohur nga Kosova, “Majk” ka dhënë një intervistë lidhur me ardhjen e djalit të tij në jetë ku shprehet se ai është pika e tij e dobët dhe se me të kalon shumë kohë aq sa ka lën dhe shokët e tij pas dore.

“Dashuria që kam për të është shumë e madhe. Aq sa që s’po më dilet as me shokët, kohën që kam po ia kushtoj djalit, dua të kaloj sa më shumë kohë me të dhe deri tani jam kënaqur tepër. Po ndihem shumë i bekuar dhe faleminderit zotit që e ka sjellë një fëmijë të shëndoshë si ai dhe nuk e di, fëmijët janë të vecantë, të pafajshëm. S’kam as fjalë, jam tepër i emocionuar se është hera e parë që po flas për të dhe është ndjenjë e mirë, të bën të lumtur,” – tha ai për Prive.