Ballina Personazhe Dhurata dhe shkëmbime unazash, çfarë po ndodh me Mozzik

Dhurata dhe shkëmbime unazash, çfarë po ndodh me Mozzik

Mozzik së bashku me Loredanën dhe vëllain e tij, ndodhet në Turqi dhe vihet re se reperi është treguar romantik ‘më shumë se ç’duhet’ me dhuratat që i ka bërë të dashurës së tij.

Përpos dhuratave të publikuara, reperi duket se ka dashur të na tregojë edhe më tepër rreth tyre.

Mozzik ka postuar sot një foto, ku shihet qartë shkëmbimi i unazave me Loredanën, duke na bërë të mendojmë për një fejesë të mundshme.

Megjithëse unazat nuk duken si për një fejesë, ato mbeten të veçanta dhe plot kuptim, duke qenë se mbajnë simbolet e emrave të tyre.

Një veprim i tillë ka ngritur dyshime për një planifikim fejese, ose edhe mund të jenë fejuar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook