Ballina Galeri “Dua edhe akullore, edhe çokollatë”, e mbani mend Rudinën te “Dy herë...

“Dua edhe akullore, edhe çokollatë”, e mbani mend Rudinën te “Dy herë mat”? Ja si duket ajo sot (Foto)

Edhe pse nuk vazhdon më aktrimin, Rudinën tek filmi”Dy herë mat”, vogëlushja me fytyrë të ëmbël nuk mund të harrohet lehtë.

“Dua edhe akullore, edhe çokollatë”, është shprehja e famshme që u bë hit nga ky film, e thënë nga Rudina.

Por si duket Rudina pas kaq shumë vitesh, emri i vërtetë i së cilës është Manjola Begolli?

Ajo mbaroi studimet e larta për ekonomi, ndërsa sot është një biznesmene. Manjola ishte ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Shiko Kush LUAN”, e drejtuar nga moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca.

LEXO EDHE:  Zonja Meri nuk ka lajme të mira për këto dy shenja horoskopi!

Prej një kohe të gjatë ajo i ka munguar ekranit, ndërsa sot iu rikthye duke u kthyer në qendrën e vëmendjes nga mediat rozë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook