Ballina Showbiz Dua Lipa nuk njeh kufi, ja se çfarë e pret këtë herë...

Dua Lipa nuk njeh kufi, ja se çfarë e pret këtë herë këngëtaren

Këngëtarja me origjinë nga Prishtina, tashmë është një krenari përfaqësuese për shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë.

Dua gjatë viteve të fundit ka njohur vetëm suksese dhe karriera e saj profesionale është gjithmonë drejt ngjitjes së vazhdueshme.

Ajo ka publikuar një seri këngësh, që janë bërë hite për publikun botëror dhe pasi ka performuar në disa skena, ku i ka mahnitur fansat, duket se për Dua-n ka ardhur edhe një sukses tjetër.

Në datën 13 shkurt ajo do të jetë e ftuar në një nga programet më të ndjekura pikërisht “Ellen Show” dhe mesa duket Dua këtë gëzim nuk e ka lënë të kaloj pa e ndarë me ndjekësit në profilin e saj në Instagram.

“Shënoni në kalendar dhe mos e humbisni. Shumë e emocionuar”, shkruan Dua Lipa në postimin e saj në Instagram.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook