Ballina Magazine “Dua që fëmijët e mi të jenë gay”, deklarata shokuese e këngëtarit...

“Dua që fëmijët e mi të jenë gay”, deklarata shokuese e këngëtarit të njohur

Këngëtari i hitit “Vente pa ca” është një prej figurave më të njohura botërore, i cili para disa kohësh deklaroi se është gay.

Bëhet fjalë për Ricky Martin, i cili në 2016-ën u martua me Jean Joseph, pas një viti që dilnin bashkë.

Ricky ka edhe dy djem binjakë të cilët kanë lindur në vitin 2008 dhe shprehet mjaft i lumtur për familjen e tij.

Gjatë një interviste, teksa fliste për djemtë e tij, këngëtari i habiti të gjithë kur shprehu se dëshiron që në të ardhmen ata të bëhen gay.

“Fëmijët e mi janë shumë të vegjël, por do të doja të bëheshin gay. Është diçka shumë speciale. Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani, që nuk më duhet më të fshihem në asnjë mënyrë apo formë. Sheh ngjyra dhe pastaj ylberin, tani e kuptoj pse simboli është ylberi. Është gjithçka reale. Më bën të ndihëm i fortë”, deklaroi këngëtari.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook