Ballina Personazhe E kryqëzuan për foton topless, Oriola Marashi bën reagimin e fuqishëm

E kryqëzuan për foton topless, Oriola Marashi bën reagimin e fuqishëm

Pas publikimit të fotos së guximshme të Oriola Marashit në profilin e saj Instagram, e cila nuk është pritur mirë nga të gjithë, vjen dhe reagimi i modeles, që i la të gjithë me gojëhapur.

Oriola Marashi çmendi ndjekësit e saj në Instagram me një foto ku ajo shihet topless, teksa mbulonte vetëm me dorë gjoksin.

Mirëpo, fotoja e guximshme duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë, pasi krahas atyre që e përgëzonin, kishte komente të shumta që e kritikonin e madje edhe e ofendonin modelen dhe kjo e fundit nuk ka vonuar përgjigjen kundrejt tyre.

 

“Nëse dikush do të më quante k*rvë në jetën reale, do t’i hidhesha në fyt (është instikt malokeje). Por e dini si është puna, këto janë gjëra që i shohim në media. Çdokush që bën diçka me jetën e vet është k*urvë. Por më lëndon kjo sepse më bën të dua të urrej njerëzit. Jam lodhur nga perceptimi sesi mund ta presin njerëzit Oriolën. Feminizmi s’është përshtatje, është zgjedhje e lirisë. Nuk po e justifikoj foton time si fuqizim të feminizmit, se është thjesht një foto artistike, por po ju tregoj që për sa kohë nuk më paguani faturat dhe nuk paguani për gjërat e mia, NUK JU KONSIDEROJ! Unë punoj, kam punuar që 16 vjeçe, i paguaj vetë faturat e mia, ndihmoj prindërit dhe gjyshërit. Kështu që në vend që të më gjykoni, o brezi i 97-ës, zgjidhni të më pranoni ose jo. Unë nuk jetoj për këtë, jem e lumtur me veten time, e dua veten time! Duajeni veten, dilni, punoni, zini shoqëri, bëni budallallëqe, thyejini tabutë, një jetë kemi! Dhe kur t’më vijë mosha për burrë, do e mbaj dhe me muhabet dhe te dhoma e gjumit, do ia bëj dhe mëngjesin, po me radhë.”– ka shkruar modelja sexy.

LEXO EDHE:  Zbuloni komentin qe ka bërë Enca në foton topless të Kim Kardashian

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook