Ballina Showbiz E mbani mend Sadnën? I publikohet një foto intime në vaskë, revoltohet...

E mbani mend Sadnën? I publikohet një foto intime në vaskë, revoltohet aktorja

Edhe pse kanë kaluar vite që nga transmetimi i serialit që theu rekorde shikueshmërie, “Bidaai”, me siguri të gjithë e mbani mend aktoren që luante rolin e Sadnës.

Sara Khan është ndër aktoret më të komentuara në shtypin indian dhe jo vetëm. 29-vjeçarja tërheq shpesh vëmendjen me pozat provokuese, me fotot me bikini që shkaktojnë debate dhe së fundmi ka bërë namin me një video.

Të gjitha portalet indiane së fundmi janë pushtuar nga imazhet e një videoje ku Sara Khan shfaqet lakuriq në vaskë. Video u postua nga motra e aktores e cila e fshiu menjëherë.

Megjithatë ndjekësit arritën të ruajnë këto pamje që po bëjnë namin. Pas lajmeve të shumta e kritikave, Sara ka dhënë një prononcim duke u shprehur se mediat indiane duhet të ndalojnë së diskretituari atë.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Gjithçka shkoi për keq. Ishte një video e bërë për shaka nga motra ime. Ajo e fshiu direkt, por shkoi tmerrësisht keq. Motra ishte pak e dehur, ne po bënim shaka dhe ndodhi kjo. Dua të them se ndonjëherë teknologjia është kaq e dëmshme prandaj duhet të kemi kujdes. Motra e postoi videon padashje. Ishte gabim njerëzor dhe e fal. Mediat indiane duhet të ndalojnë së diskretituari një vajzë”, u shpreh Sara Khan.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook