Ballina Kryesore E shoqëron sot në Eurovision, kush është vajza bukuroshe që i ka...

E shoqëron sot në Eurovision, kush është vajza bukuroshe që i ka vjedhur zemrën Eugent Bushpepës

Eugent Bushpepa na ka bërë gjithmonë krenarë, padyshim këto ditë ku e gjithë vëmendja shkon në Eurovizion, atje ku këngëtari na përfaqëson denjësisht dhe ka siguruar hyrjen për finalen.

Teksa do na përfaqësojë me këngën “Mall”, Bushpepa ka arritur të spikas me zërin e tij.

Pikërisht këtë këngë Eugenti ja ka kushtuar partneres së tij, Andia e cila aktualisht e shoqëron këngëtarin në Lisbonë.

Eugenti bashkëjeton me Andian prej 6 vitesh dhe para se të nisej në Lisbonë u shpreh se me të po planifikon të sjellë në jetë një fëmijë.

Ata janë takuar në lokalin ku Eugenti këndonte.

LEXO EDHE:  Eugent Bushpepa: Dikush po përdor emrin tim për para!

“Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik. Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar”, është shprehur Eugenti i ftuar tek “Pasdite në Top Channel”, pak kohë më parë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook