Ballina Showbiz Enca tregon “sherrin” me Noizyn, ja ku do i kalojnë pushimet bashkë

Enca tregon “sherrin” me Noizyn, ja ku do i kalojnë pushimet bashkë

Sherri i Encës dhe Noizyt është kthyer në një nga çështjet më të mëdha që skanë përgjigje, përveç disa thumbave që kanë hedhur nëpër statuse tek rrjetet sociale asnjë nuk merr mundimin të sqarojë.

Enca në mbrëmjen e të shtunës tek “Xing me Ermalin” ka thënë se ky sherr ka marrë përmasa të mëdha të cilat sduhet ti merrte.

“Unë e konsideroj si një çështje private mes ne të dyve. Por sigurisht që nuk duhet të kishte ndodhur si nga ana e tij, veçanërisht nga ana e tij, ashtu edhe nga unë”.

Më pas ajo ka shtuar:

“E vetmja gjë që doja të sqaroja është që asnjëherë nuk e kam mohuar dhe nuk e kam lënë pa mërmendur sportin e tij dhe dashamirësinë që kam pasur ndaj tij jo vetëm si artist, por edhe si mik. Bashkë kemi bërë gjëra të mëdha, kemi ndihmuar njëri-tjetrin dhe ku i dihet, ndoshta shkojmë në Dhërmi për pushime.”

Ajo ka thënë më tutje se gjithëçka rregullohet dhe këto probleme të vogla mund të zgjidhen mes tyre gjithmonë nëse të dyja palët gjejnë atë gjuhën e përbashkët me njëra-tjetrën.