Ballina Galeri Eni Koçi e quajti të huaj pas ndarjes, reagon këngëtari: Ti e...

Eni Koçi e quajti të huaj pas ndarjes, reagon këngëtari: Ti e vrave dashninë dhe…

Lidhja mes dy këngëtarëve të njohur shqiptarë, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi bëri mjaft bujë në rrjetet sociale dhe në faqet e mediave rozë, po aq sa po bën jehonë tashmë ndarja e tyre.

Romance mes tyre, e filluar prej kohësh u përfol për një kohë të gjatë në mediat shqiptare, por duket se tashmë mes tyre gjithçka ka përfunduar.

Eni ishte e para që konfirmoi përfundimisht ndarjen me anë të një postimi tre ditë më parë ku e quante Gencin të huaj.

“Tani jemi dy të huaj me kujtime të njëjta…”, ka shkruar këngëtarja.

Por së fundmi, ka ardhur dhe reagimi i Gencit, i cili ka postuar një foto të tijën duke shkruar: “Ti e vrave dashninë e ma le armën në dorë…”

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”517″ sortorder=”4984,4983,4985,4986,4987,4988″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook