Ballina Showbiz Era Istrefi dhe Faton Shoshi sërish bashkë, çifti kapet mat në momente...

Era Istrefi dhe Faton Shoshi sërish bashkë, çifti kapet mat në momente private

Ndarja e tyre 3 muaj më parë bëri bujë në media, por mesa duket gjërat për çiftin kanë ndryshuar.

Dyshja janë parë bashkë në një restorant të Prishtinës dhe kanë qenë ulur në një pozitë shumë private.

Era Istrefi dhe Fatoni janë parë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë qëndruar me orë të tëra në restorant.

Mesa duket çifiti nuk ka dashur të komentojë mbi këtë bashkim, madje nuk kanë postuar as edhe ndonjë foto në rrjetet e tyre sociale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook