Ballina Kryesore “Ermal Mamaqi, marto Ardi Daullxhiun!”, thirrja e Ilir Metës dhe Bes Kallakut

“Ermal Mamaqi, marto Ardi Daullxhiun!”, thirrja e Ilir Metës dhe Bes Kallakut

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta dhe aktori i humorit Bes Kallaku, kanë hyrë shkes te Ermal Mamaqi që ky i fundit të mbajë premtimin që i ka dhënë kohë më parë personazhit të Ardi Daullxhiu, i njohur për daljet e tij në “Zonë e Lirë”.

Mamaqi i kishte premtuar Ardit se do ti organizonte dasmën, por siç shikohet në këtë video Ardi tashmë kërkon që Ermali thjesht ta veshë me kostum dhëndëri si edhe të veshë nusen e tij me fustan nusërie.

Gjithsesi Mamaqi i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Ardit, duke qenë se pjesë e kësaj thirrje u bë edhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta.

Duke bërë shaka, Mamaqi shkruan në postim se është i gatshëm t’i gjejë edhe nusen Ardit.

Këtë fakt ai e ka bërë të përmes komenteve si në postimin e aktorit Bes Kallaku, ashtu edhe në videon e publikuar edhe nga zëvendës kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ardi së fundi është shprehur publikisht se përkrah LSI-në ndërsa është bërë mjaft i njohur për të gjithë publikun vite më parë kur u shfaq në emisionin “Zonë e Lirë”.