Ballina Kryesore A është në lidhje me deputetin e PD-së? Ja ç’thotë moderatorja e...

A është në lidhje me deputetin e PD-së? Ja ç’thotë moderatorja e njohur shqiptare

Ilda Bejleri është vënë në qendër të vëmendjes këto kohët e fundit, pas publikimit të disa fotove ekskluzive nga “DuaLajm.com” ku shihej me deputetin demokrat Klevis Balliu në 20-vjetorin e emisionit “Opinion”.

Mbrëmjen e djeshme bukuroshja shqiptare ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN”, ku gjatë një loje, u vendos përballë Lumi B për t’ju përgjigjur, ose për të pirë raki.

Në një pyetje, këngëtari e pyet nëse do ta pranonte publikisht lidhjen me deputetin e PD-së, Klevis Balliu.

Fillimisht ajo tha “Gëzuar” dhe nuk e piu rakinë.

“Fakti që nuk po pi do të thotë që e pranoi”, tha Edi Manushi, por më pas, pas shumë përpjekjesh që Ilda ta konfirmonte, ajo vendosi ta pijë, por fatmirësisht për të ishte me ujë.

Por për fat të keq për publikun, ajo as nuk e pranoi lidhjen, por as nuk e mohoi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook