Ballina Personazhe Eugent Bushpepa: Dikush po përdor emrin tim për para!

Eugent Bushpepa: Dikush po përdor emrin tim për para!

Këngëtari i njohur, Eugent Bushpepa që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovizion këtë vit, ka bërë një deklaratë se dikush po përdor emrin e tij për të fituar para.

Në një postim në Facebook, ai shkruajti: “Dikush, që pretendon se është Eugenti po përpiqet të vjedhë para nga njerëz të tjerë. Kushdo që ju kërkon fonde apo ndonjë lloj donacioni është FALSE. Ju lutem bëjini report dhe na ndihmoni.”

Rokeri shqiptar mori vëmendje të madhe në përfaqësimin e Shqipërisë me këngën “Mall” në Eurovision.

Nuk dihet se cfarë po ndodh, por duket se dikush ka menduar një mënyrë mashtrimi për njerëzit duke përdorur emrin e Eugentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook