Ballina Magazine Fansat “kryqëzojnë” Drake, ka vjedhur këngën e këtij reperi shqiptar (VIDEO)

Fansat “kryqëzojnë” Drake, ka vjedhur këngën e këtij reperi shqiptar (VIDEO)

Drake është një prej reperëve më të suksesshëm në botë, hitet e të cilit dëgjohen kudo, ndërsa numëron një numër të madh fansash edhe në Instagram.

Koncertet e tij mbushen plot dhe mund të themi se është padyshim një ndër reperët më të preferuar nga femrat.

Por, pas publikimit të albumit të ri, fansat e kanë kryqëzuar reperin, pasi përveç këngës së reperit 20-vjeçar XXXTentacion që u vra disa ditë më parë, ai thuhet se ka vjedhur edhe këngën e reperit shqiptar, Elinel.

Vetë Elinel ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku dëgjohen të dyja këngët e tyre.

“Ju thashë që jam nga e ardhmja, e ardhmja është e kaluara ime. Kënga ime e re që del shumë shpejt e ka emrin GANGSTA. Pas disa vitesh mund ta dëgjoni prap Anglisht, Gjermanisht etj ejt”, shkruan me ironi reperi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook