Ballina Showbiz Fansja e çmendur ia hedh sutjenat në skenë në sy të të...

Fansja e çmendur ia hedh sutjenat në skenë në sy të të dashurës, befason këngëtari i njohur: Po më fusni në telashe!

Ai është një nga këngëtarët më të famshëm të momentit dhe për këtë arsye vajzat çmenden pas tij.

Po flasim për The Weeknd, i cili ka qenë përballë një skene të sikletshme gjatë një koncerti në Toronto të Kanadasë. 

Një fanse e çmendur e tij i hodhi recipetat në skenë, ndërkohë që e dashura e tij, modelja e njohur, Bella Hadid, po shihte gjithçka.

Por reagimi i 28-vjeçarit ishte i shpejtë, duke i kapur sutjenat dhe ia ktheu mbrapsht fanses.

“Po më fusni në telashe”, u shpreh ai, duke shmangur kështu në mënyrën më të zgjuar telashet me të dashurën e tij.