Ballina Kryesore Festë tek Babastars, martohet më në fund lideri i tyre Getoar Selimi...

Festë tek Babastars, martohet më në fund lideri i tyre Getoar Selimi (Foto+Video)

 

 

Çifti me i ri i estrades shqiptare @ghettogeasy & @marina_vjollca 😍❤

A post shared by Estrada Shqiptare (Official) (@estrada_shqiiptare) on

Sot ka qenë një ditë e veçantë për grupin muzikor Babastars teksa kanë pritur me shumë kërshëri dasmën e liderit të tyre Getoar Selimi me Marina Vjollcë në një dasëm përrallore nga ato që nuk të ikin lehtë nga mendja.

Getoari dukej shume shik me kostumin e tij të zi dhe këmishën e bardhë me papion teksa shihet qartë se edhe për dasëm nuk ka vendosur ta heqë mjekrën e tij karakterizuese. Marina nga ana tjetër u shfaq me vello dhe e gjitha në të bardha duke shkëlqyer me flokët që i lëshohen në shpinë. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të cilit i ka rrëmbyer një minutë kohë Rezarta Shkurta për një foto në një prej dasmave më të mëdha të estradës shqiptare. Edhe shoku i tij i vjetër Cozman duket tepër tërheqës sot me një kostum klasik siç nuk e kemi parë kurrë më parë.