Ballina Galeri Fitoi dy çmimet të rëndësishme në “Brit Awards”, fjalimi i Dua Lipës...

Fitoi dy çmimet të rëndësishme në “Brit Awards”, fjalimi i Dua Lipës që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka qenë kryefjala e evenimentit të madh muzikor “Brit Awards”.

22-vjeçarja e talentua i bëri krenarë të gjithë shqiptarët mbrëmjen e djeshme duke fituar 2 çmime të rëndësishme: “Artistja më e mirë femër britanike” dhe “Debutuesja më e mirë”.

Pasi mori çmimin “Artistja më e mirë femër”, Dua Lipa mbajti një fjalim të shkurtër që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

“Dua të falenderoj çdo femër që ka qenë në këtë skenë përpara meje, që i ka dhënë vajzave si unë, jo vetëm vajzave në industrinë e muzikës, por çdo vajze në shoqëri, një vend për t’u frymëzuar, për t’u marrë si shembull dhe që na lejoi të ëndërronim.

Faleminderit shumë. Kjo është për më shumë femra në këtë skenë, për më shumë fituese femra dhe më shumë femra që mbizotërojnë botën”, u shpreh Dua.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook