Ballina Kryesore FOTO/ Beatrix Ramosaj mahnitëse në plazhin e Drimadhes, shijon pushimet me familjen

FOTO/ Beatrix Ramosaj mahnitëse në plazhin e Drimadhes, shijon pushimet me familjen

Këngëtarja bukuroshe, Beatrix Ramosaj, ka zgjedhur Jugun për të kaluar pushimet pas një viti impenjativ me punë. E ftuar në koncerte të shumta, Trixa ka vendosur të marrë disa ditë pushim për të kaluar me familjen.

Paparaci i “DuaLajm.com” e ka fotografuar këngëtaren e famshme në plazhin e Drimadhës sëbashku me vëllain Albanin dhe mamanë e tyre. Në shoqërinë e familjes se famshme Ramosaj kanë qenë edhe disa miq të tyre mes të cilëve edhe fotografi Endrit Mërtiri.

Prania e Beatrixit në plazhin e Drimadhës ka tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe kjo për shkak edhe të hireve të bukuroshes.

Ajo duket në super formë si gjithnjë dhe shijon rrezet e diellit paqësisht duke u freskuar edhe në det herë pas here.