Ballina Galeri FOTO/ Demi Rose tregon arsyen se pse ndiqet nga 7.8 milionë persona...

FOTO/ Demi Rose tregon arsyen se pse ndiqet nga 7.8 milionë persona në Instagram

Pasi “tërboi” grekët pak ditë më parë në ishullin Santorini me fizikun e saj mahnitës, modelja e njohur Demi Rose ka publikuar në Instagram dy foto tepër të nxehta për fansat e saj.

Bukuroshja 23-vjeçare është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër, nga ku ka pozuar e veshur me një fustan të zi me dekolte të hapur.

Duket se ish-e dashura e reperit Tyga, e cila tashmë mund të thuhet se është bërë e famshme se vetë këngëtari që e bëri të famshëm, nuk di të ndalet, duke shfaqur format e saj bombastike fizike.

Jo më kot ajo numëron mbi 7.8 milionë ndjekës në Instagram dhe pushton faqet e para të mediave rozë në të gjithë botën, sa herë që publikon foto të reja.