Ballina Kryesore FOTO/ Ditëlindja e Shkëlzenit, ja surpriza e veçantë që i bën Armina

FOTO/ Ditëlindja e Shkëlzenit, ja surpriza e veçantë që i bën Armina

Me rastin e ditëlindjes së djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani ka postuar një foto për të uruar partnerin e saj.

Në foton e postuar në profilin e saj në “Facebook”, shihet Shkëlzeni veshur tepër elegant dhe i rrethuar nga tullumbacet e kuqe që qëndrojnë në ajër, ndërsa në duar mban në kuti të zezë, brenda së cilës fshihet një dhuratë, të cilën nuk na e ka zbuluar.

Djali i ish-kryeministrit Berisha sot mbush plot 39-vite.

“Surpriza ime për partnerin, dashurinë dhe shokun më të mirë! Gëzuar ditëlindjen zemër. Shkëlzen Berisha të dua shumë”, shkruan Armina pranë fotos së postuar.

Edhe pse duket një pamje e thjeshtë, ajo është me sinqeritetin e surprizave të vërteta, pa shumë luks, por me shumë dashuri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook