Ballina Showbiz FOTO/ “Duke i puthur gjoksin…”, shihni si e uron Rita Ora miken...

FOTO/ “Duke i puthur gjoksin…”, shihni si e uron Rita Ora miken e saj modele

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen  mikes së saj modeles, Cara Delevingne, në një mënyrë të veçantë.

Përveç këngëve hite të saj dhe koncerteve madhështore anë e mbanë botës, Rita njihet edhe për veprimet eksplicite që bën.

Kur lançoi klipin “Girls”, u tha që kjo këngë është shkruar rreth marrëdhënies së këngëtares me modelen e famshme Cara Delevingne, që la të kuptohet që të dyja ishin më shumë se mike.

Dyshja ishte e pandashme vite më parë, shiheshin bashkë në çdo event, madje Rita e pati quajtur modelen “grua”, modelja është biseksuale dhe qysh në fillimet e karrierës së saj e pati pranuar këtë.

Ndërsa këngëtarja Ora e pranoi orientimin e saj seksual së fundmi, kur lançoi edhe bashkëpunimin “Girls”, me Cardi B, Bebe Rexha dhe Carli XCX.

Rita nuk është përpjekur për ta fshehur subjektin e këngës, ndërsa ajo fliste për Delevingne si muzën e saj, ndërsa ishte në studio, duke regjistruar këngën.

Së fundi, Rita i ka uruar ditëlindjen modeles Delevigne, duke postuar në Instagram një foto, ku shihet mikja e saj duke i puthur gjoksin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook